Ministri i Mbrojtjes, Armend Meha, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse.
Ai tha se reciprociteti është parimi i natyrshëm mbi të cilin jemi të vendosur të realizojmë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës sonë. Transmeton KosovaNews.
Tutje shton se Ministria e Mbrojtjes me FSK -në përkrah institucioneve tjera të Republikës dhe partnerëve tanë ndërkombtarë është dhe do të jetë në shërbim të plotë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm në vend, rajon dhe më gjerë.
“Mirënjohje dhe falënderim i thellë për ShBA-në dhe aleatët evropianë për mbështetjen e pakursyer për të mirën e përbashkët.
Vazhdojmë drejtë fuqizimit të Republikës, demokracisë, lirisë, paqes dhe integrimit të plotë euroatlantik”, shkroi Mehaj në Facebook.


