KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Muja miraton Programet Mbështetëse në Bujqësi për vitin 2026 në vlerë rekorde prej 77,5 milionë euro
Ekonomi

Ministri Muja miraton Programet Mbështetëse në Bujqësi për vitin 2026 në vlerë rekorde prej 77,5 milionë euro

Kosova News
Kosova News 12:12 -30/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka miratuar Vendimin për Kornizat Gjithëpërfshirëse Orientuese për hartimin e programeve mbështetëse në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2026.

Ky vendim strategjik, i përgatitur nën udhëheqjen e Ministrit Muja, vendos bazat e një qasjeje të re, të strukturuar dhe afatgjatë për zhvillimin e sektorit bujqësor, duke përcaktuar prioritetet kyçe dhe drejtimet orientuese për mbështetje publike, në përputhje me kornizën buxhetore dhe legjislacionin në fuqi.

Në komunikatë për media thuhet se qëllimi i këtij vendimi është ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të mbështetjes për fermerët dhe ndërmarrjet bujqësore, duke synuar rritjen e të ardhurave, përmirësimin e produktivitetit, nxitjen e investimeve dhe forcimin e zhvillimit rural, si dhe stabilitetin e tregut bujqësor.

Buxheti i përgjithshëm i programit për vitin 2026 arrin në 77.5 milionë euro dhe është i organizuar në tre shtylla kryesore:

  • Programi për Pagesa Direkte (59.5 milionë euro), që garanton mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët përmes pagesave bazë për të ardhura, pagesave rishpërndarëse dhe mbështetjes së lidhur me prodhimin për sektorë strategjikë si blegtoria, qumështi, drithërat, pemtaria, perimet, vreshtaria dhe bletaria, si dhe përmes eko-skemave për praktika të qëndrueshme mjedisore.
  • Programi i Zhvillimit Rural (10 milionë euro), i orientuar drejt rritjes së konkurrueshmërisë përmes modernizimit të fermave, zhvillimit të kapaciteteve përpunuese dhe forcimit të zinxhirit të vlerës në zonat rurale.
  • Masat për Stabilizimin e Tregut (mbi 8 milionë euro), të dizajnuara për të adresuar luhatjet e tregut dhe për të ulur kostot e prodhimit përmes mbështetjes për inpute bujqësore dhe ndërhyrjeve të synuara në sektorë prioritarë.

Vendimi vendos gjithashtu standarde të larta të disiplinës buxhetore dhe menaxhimit financiar, duke përcaktuar kufij të qartë të shpenzimeve dhe mekanizma proporcionalë për shpërndarjen e drejtë të mbështetjes në rast të tejkalimit të kërkesës.

Për zbatimin efikas dhe në kohë, Ministri Muja ka vendosur themelimin e tre grupeve të specializuara punuese, të cilat do të hartojnë programet dhe aktet nënligjore përkatëse për secilin komponent, duke garantuar transparencë, qartësi procedurale dhe përputhje të plotë me standardet ligjore.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe institucionet relevante, do të sigurojë monitorim të vazhdueshëm dhe raportim periodik mbi zbatimin e programeve, duke garantuar llogaridhënie dhe rezultate konkrete për sektorin.

Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit dhe modernizimit të bujqësisë, duke e pozicionuar sektorin si një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë rural

Gjithashtu lexoni:

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kosova News 30/04/2026 30/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?