KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borell del me videodeklarim: Falënderoj të dy liderët
Politikë

Borell del me videodeklarim: Falënderoj të dy liderët

Kosova News
Kosova News 19:43 -27/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka dalë me një videodeklarim lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që është arritur një zgjidhje evropiane, siç e cilëson ai, për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka falënderuar të dy liderët me theks të veçantë presidentin serb për të cilin thotë se ka treguar përgjegjësi në lidership.

“Jam shumë i lumtur që kemi gjetur një zgjidhje evropiane që lehtëson lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë çka është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Dua të falënderoj të dy liderët që e mundësuan këtë, në veçanti presidentin [Aleksandar] Vuçiq që ka treguar përgjegjësi në lidership sot”, tha ai, transmeton KosovaNews.

Kryediplomati evropian ka thënë se ditët e fundit kanë qenë një shembull i bashkëpunimit të jashtëzakonshëm dhe praktik mes BE-së dhe ShBA-së.

“Dua të falënderoj partnerët tanë amerikanë për mbështetjen e tyre për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dua të falënderoj edhe Miroslav Lajçakun për punën e jashtëzakonshme që ka bërë. Por, puna për lëvizjen e lirë nuk ka përfunduar. Disa probleme ende kanë mbetur pezull. Pres që të dy liderët të vazhdojnë të tregojnë pragmatizëm dhe konstruktivitet në mënyrë që të zgjidhin problemin për çështjen e targave. E kam thënë shumë herë: në kohën e luftës në Ukrainë dhe sfidat me të cilat BE-ja po përballet, ne në Evropë nuk kemi nevojë për më shumë probleme dhe tensione. Na duhen zgjidhje. Na duhen zgjidhje për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai në këtë videoadresim të cilin e ka përmbyllur duke thënë se dita e sotme është një ditë shumë e mirë.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 27/08/2022 27/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?