KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni për Provimin e Jurisprudencës kalon në Kuvend
Politikë

Komisioni për Provimin e Jurisprudencës kalon në Kuvend

Kosova News
Kosova News 16:38 -27/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës, me 64 vota për, ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, raporton Ekonomia Online.

Ky komision përbëhet nga  Arian Gashi Kryetar; Ersan Qavolli, zv kryetar; Lumni Sallauka; Arsim Hamza; Anita Prenaj Krasniqi; Suada Rama-Hamza; Burim Shala; Nehat Qelaj; Bujar Muzaqi dhe Hysni Ismaili.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se shkarkimi i anëtarëve të komisionit pa arsyetim individual bie ndesh me parimet kushtetuese dhe mund të kontestohet me sukses në Gjykatën Kushtetuese.

“Provimi i jurisprudencës është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ata që e kalojnë provimin bëhen gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, pra ndajnë drejtësinë në sistemin juridik të Kosovës. Unë e kam përcjellë si koordinator i Departamentit për Drejtësi, por edhe ne si grup parlamentar atë që ka ndodhur me komisionin për provimin e jurisprudencës dhe e kam parë që edhe Zyra e BE-së ka pasur një letër, të cilën ma ka dërguar edhe mua, kryetares, kryeministrit dhe të gjitha institucioneve relevante, ku ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë ndërruar anëtarët. Edhe për mua është pak problematike, në kuptim të shpejtësisë, ajo që kam parë në ndërrimin e anëtarëve. Por kjo pjesa e meritave mbetet për t’u parë se si i ka vlerësuar Ministria e Drejtësisë dhe qeveria, që ka mundësi. Unë flas vetëm për një aspekt kushtetues këtu. Kur është emëruar ky komision, është bërë me votë të Kuvendit. Nuk ka pasur asnjë akt individual për secilin që është emëruar, që sot të ketë vendim për emërimin e tyre dhe që teknikisht të jetë shkarkimi i tyre. Për shkarkimin e tyre kërkohet arsyetim individual për secilin prej tyre që është në bord. Në arsyetimin që është bërë nuk ka arsyetim, dhe për këtë nuk ka arsyetim të individualizuar; është parim kushtetues, jo vetëm i Kosovës, por i jurisprudencës në tërësi dhe i të drejtave të njeriut. Unë e shoh problematike nga pikëpamja kushtetuese; në qoftë se anëtarët aktualë vendosin të ankohen, unë jam i bindur që, me precedencën që ekziston në Gjykatën tonë Kushtetuese, ata fitojnë dhe u merret kjo lëndë.

Çka është dashur të ndodhë është që secili anëtar të ketë arsyetim individual”, tha Gruda.

Kurse, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se përdorimi i ankesave si arsye për shkarkimin e komisionit rrezikon të ulë standardet e provimit dhe të dëmtojë besimin në sistemin e drejtësisë.

“Pra po flasim për ndërhyrjen në një trupe profesionale që vlerëson kandidatët në njërin prej provimeve më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Qeveria po thotë se ka pasur ankesa. Mirë, në çdo provim të jurisprudencës ka ankesa. Vetë kam qenë dëshmitare që ka pasur shumë ankesa edhe në vitin 2018. Mund të ketë pasur mangësi, mund të ketë vërejtje, mund të ketë edhe gabime. Por në një shtet serioz, ankesat nuk përdoren për ta vënë komisionin nën kontroll. Ankesat i nënshtrohen procesit të auditimit. Dhe kur po them këtu se i nënshtrohen auditimit, nuk mjafton një vlerësim individual i ministrit, aq më pak për meritat e provimit.

Imagjinoni nëse ministria çdo pakënaqësi të studentëve që mund të mos kenë kaluar e përkthen në një mjaftueshmëri për ta shkarkuar komisionin. Dhe imagjinoni tani, në qoftë se të gjithë ata që ndër vite nuk kalojnë e kanë të qartë që me ankesat e tyre mund ta shkarkojnë një komision. Dhe në këtë logjikë, madje imagjinoni çfarë iniciative apo nxitjeje po i jepet një komisioni që ta ulë standardin e provimit, në qoftë se e di që rritja e standardit ka për t’i shkarkuar.

Sepse nëse ti thua që ka rënë përqindja e atyre që kalojnë në provim – sepse kjo është e vërteta që kanë deklaruar dhe kanë thënë – dhe nëse ti thua që ka rënë përqindja dhe nuk e analizon aspektin e rritjes së standardit, çka po thotë kjo për ministrinë? A po duam standarde”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 27/04/2026 27/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?