KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti zviceran: S’i heqim ushtarët nga KFOR-i, jemi ndërmjetës joformalë në bisedimet Kosovë-Serbi
Lajme

Presidenti zviceran: S’i heqim ushtarët nga KFOR-i, jemi ndërmjetës joformalë në bisedimet Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 14:02 -27/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Zvicrës Guy Parmelin tha se vendi i tij nuk e ka në plan t’i largojë ushtarët e vetë nga Kosova dhe se numri i tyre, që aktualisht është 215, nuk do të zvogëlohet, të paktën edhe tre vjet.

“Qëndrimi i Zvicrës është se KFOR-i mbetet i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin. Aktualisht, 215 ushtarë zviceranë janë të dislokuar në misionin Swisscoy, që është kontributi ynë në këtë ndërmarrje të përbashkët ndërkombëtare. Mandati zgjat deri më 31 dhjetor 2026”, tha ai në një intervistë për gazetën “Blic”, transmeton KosovaPress-i. “Këshilli Federal i Zvicrës i ka paraqitur kërkesë parlamentit zviceran që Swisscoy të mbetet aktiv në Kosovë deri në vitin 2029. Parlamenti pritet të vendosë së shpejti”.


Parmelin foli edhe për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, për çfarë tha se të dyja vendet duhet të dialogojnë, ndërsa pranoi se vendi i tij, në njëfarë mënyrë, është ndërmjetës mes tyre, në një proces joformal negociimi.

“Qëndrimi afatgjatë i Zvicrës është se zgjidhja qëndron në dialog, normalizim dhe përparim praktik që përmirëson jetën e përditshme të njerëzve në të dyja anët”, tha ai. “Për të mbështetur procesin e dialogut nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, vendi im u ofron të dyja palëve një proces të përbashkët joformal ndërmjetësimi. Duke krijuar mundësi të tilla për dialog, Zvicra mund të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve. Stabiliteti i këtij rajoni dhe integrimet evropiane janë prioritet i politikës sonë të jashtme”.

- Reklamë -

Sa i përket situatës më të gjerë në rajon, Parmelin vlerësoi progresin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë dy dekadave të fundit, por theksoi se stabiliteti mbetet një proces i vazhdueshëm që kërkon vullnet të ndërsjellë. Ai bëri thirrje për më shumë kujdes dhe qasje racionale nga të gjithë, në siç tha, “një kohë sfidash për rendin ndërkombëtar dhe krizash gjeopolitike”.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Kosova News 27/04/2026 27/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?