Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë një lajm të kobshëm gjatë natës së të premtes.
Përmes një postini në facebook, Ministrja ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllau i saj, Petriti, i cili për tre muaj po luftonte me një sëmundje.

Ky është postimi i plotë i ministres Hajdari:
“Sa rëndë për motrën të jap këtë njoftim,
Vëllau ynë i dashur Petriti, sot na la, pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes, në spitalet zvicrrane në Aarau.
Pusho i qetë në paqë vëlla Titi i dashtun shumë për ne, e për gjithë miqtë tanë kudo që janë.
P.s Për detajet e funeralit do të njoftojmë në ditët në vijim….”


