Kryeministri Albin Kurti ka thënë se LDK-së i ofroi dhe postin e kryetarit të Kuvendit por se Lumir Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat.
“Ju keni dëgjuar Konjufcën që ka thënë se unë tërhiqem nëse ka figurë konsensuale. Ne nuk e kemi pasur me çdo kusht Konjufcën. Ne nuk kemi qenë asnjëherë të interesuar që të jemi total te tri pozitat e larta të shtetit, por meqë nuk kishte asnjë propozim, ishte detyrë e jona të propozojmë. Ne nuk mund të krijojmë bashkëqeverisje në kundërshtim me vullnetin e popullit. Përveç kësaj, ne jemi të vetmit që kemi sjell emra. Vetëm ne po flasim me emra të përveçëm, të tjerët jo. Unë nuk mund të bëhem më LDK se LDK-ja. Nuk ka mundësi të ofroj unë diçka që ata nuk më kanë thënë se e kërkojnë. Ne ua kemi propozuar opozitës dikë që e duan më shumë se mua, Konjufcën. Ai është njeriu i dytë më i votuar në Kosovë”, tha Kurti.



