KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fluks i lartë lëvizjeje nga Kosova drejt Shqipërisë
Lajme

Fluks i lartë lëvizjeje nga Kosova drejt Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 20:30 -18/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kjo e shtunë ka shënuar një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë, duke krijuar një intensitet të dukshëm në pikën e kalimit të përbashkët kufitar mes dy vendeve Morinë-Vermicë.

Që në orët e para të mëngjesit, automjete te shumta janë regjistruar në hyrje për në Shqipëri përmes Morinës, ndërsa me kalimin e orëve, sidomos gjatë pasdites, situata është bërë edhe më e ngarkuar.

Ky trend është kthyer tashmë në një rutinë fundjave, ku mijëra qytetarë të Kosovës zgjedhin Shqipërinë për të kaluar kohën e lirë, për pushime të shkurtra apo vizita familjare. Kushtet e favorshme të motit, temperaturat e larta dhe afrimi i sezonit turistik kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e këtij fluksi, duke e bërë edhe më të dukshëm interesin për zonat turistike në vend, shkruan A2.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë fundjavave hyjnë mesatarisht rreth 8 mijë shtetas nga Kosova në territorin shqiptar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre i drejtohen qyteteve bregdetare si Durrësi, Shëngjini, Velipoja dhe Vlora. Po ashtu, nuk mungojnë as ata që preferojnë turizmin malor apo vizitat në qytete historike.

Autoritetet kufitare kanë shtuar masat për të përballuar fluksin, duke rritur numrin e sporteleve në funksion dhe duke punuar me procedura të përshpejtuara për  mjetet me targa te huaja dhe pa kontrolle gjate fundjavave per mjetet me targa te Kosoves dhe Shqiperise për shmangur pritjet e gjata.

Ky intensifikim i qarkullimit gjatë fundjavave konfirmon edhe njëherë lidhjen e fortë mes dy vendeve dhe rolin që luan Shqipëria si një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës, sidomos në periudhat me mot të mirë. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Kosova News 18/04/2026 18/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?