KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK-ja e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
Politikë

LDK-ja e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin

Kosova News
Kosova News 10:39 -17/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërsa janë shtuar zërat për intensifikimin e takimeve midis kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Kurti dje gjatë ditës ka konfirmuar se komunikimi me Abdixhikun po vazhdon, por nuk ka bërë të ditura hollësi.

“Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ju komunikojmë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e hapur për vazhdimin e bisedimeve me Vetëvendosjen për zgjedhjen e presidentit të ri. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, nuk ka dhënë detaje nga takimet Kurti-Abdixhiku, por, siç thotë ai, në një marrëveshje të mundshme LDK–LVV do të siguroheshin 81 votat e nevojshme për president. Por Zogaj shpreh habi pse Kurti po kërkon me insistim që të sigurohen 84 ose 85 vota.

“Ne përgjigjemi për 15 deputetë të LDK-së. Kryetari Lumir Abdixhiku i ka të gjitha autorizimet nga kuvendi i LDK-së për të zhvilluar këto biseda. Andaj numrat dihen: koalicioni qeverisës i ka 66 deputetë, LDK-ja i ka 15 deputetë. Nëse këto dy bëhen bashkë, arrihen 81 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Neve çka po na befason është se ftohemi në bisedë, e pastaj pas bisedave në deklarime thuhet se duhen 84-85 deputetë. 85 deputetë me LDK-në nuk arrihen. Ne garantojmë për 15 numrat që i kemi”, tha Zogaj.

Ndërkohë, deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, tha se partitë opozitare nuk duhet të vendosin barriera duke parashtruar kushte që e pamundësojnë arritjen e një marrëveshjeje politike. Derisa nuk bëri të ditur nëse në takimet Kurti–Abdixhiku po bisedohet për emra të përveçëm për president, Hyseni insiston që të ketë propozime nga opozita.

“Zgjedhjet janë të panevojshme, sepse nuk parashohim që të ketë zgjidhje përmes zgjedhjeve. Uroj në gatishmërinë e liderëve të partive opozitare që të jenë më racionalë në qëndrimet e tyre, por edhe më shumë mbështetës të zgjidhjes sesa të barrikadimit. Sado që gatishmëria e kryeministrit është për të gjetur zgjidhje, barrikadimi dhe destruktiviteti i opozitës po vihen në shprehje”, theksoi Hyseni për rtv21

Në PDK e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre se Hamza nuk takohet me Kurtin pa pasur një ftesë zyrtare dhe se nuk mund të ketë marrëveshje politike me LVV-në nëse ky subjekt politik nuk ua lejon që PDK-ja të propozojë dy kandidatë për president.
Ndërkohë, në LDK ritheksojnë se preferojnë një kandidat konsensual për president. Anëtari i kryesisë së këtij subjekti politik, Alban Zogaj, tha se nuk do të lejojnë që LVV-ja ta ketë edhe postin e presidentit dhe për këtë shtoi se nuk lejojnë asnjë lloj presioni nga Albin Kurti.

“Nuk lejojmë që presidenti të jetë zgjatim i qeverisjes, për arsye se pastaj shkojmë drejt një autokracie. Nuk lejojmë trysninë e Kurtit për kandidatura të njëanshme”.

Kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit të fundit kishin deklaruar se janë pajtuar që temat e bisedimeve për çështjen e presidentit të mos bëhen publike

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 17/04/2026 17/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?