KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita kundër procedurave të zgjedhjes së drejtorit për Byron Shtetërore të Pasurisë së Pajustifikueshme
Politikë

Opozita kundër procedurave të zgjedhjes së drejtorit për Byron Shtetërore të Pasurisë së Pajustifikueshme

Kosova News
Kosova News 10:57 -14/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Legjislacion sot po shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, një ligj i rëndësishëm që synon luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur shqetësime lidhur me procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të drejtorit të Byrosë.

Ajo theksoi se: “Ligji pritet të votohet në Kuvend pas zgjedhjes së presidentit. Kur gjykata Kushtetuese kishte shpallur projektligjin kundërkushtetues, ishte thënë se Byroja do të udhëhiqet nga autoriteti kompetent. Tash, kanë bërë që drejtorin ta zgjedhin me shumicën e votave të deputetëve prezent, ndërsa më parë ishte parashikuar shumica prej 61 votash. Kjo është e rrezikshme sepse procedurat për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit janë kaq të thjeshta, duke i dhënë mundësi një partie politike të ndikojë drejtpërdrejt”.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka argumentuar se ndryshimet e bëra në ligj janë të domosdoshme dhe nuk përbëjnë ndryshime kozmetike.

“Ky është një ligj i ndryshuar me atë që ka qenë. Ligjet nuk bëhen për një mandat qeveritar, por përtej tij. Mesazhi që duam të përcjellim nga ky Kuvend është mbështetja për këtë ligj, i cili do të luftojë krimin dhe korrupsionin. Për ata që pa të drejtë u janë sekuestruar pasuritë, kompensimi bëhet sipas ligjit në fuqi. Ky ligj nuk synon qytetarët që kanë punuar dhe kanë ndërtuar pasuri të ligjshme, por fokusohet tek zyrtarët publikë dhe pasuria e tyre e pajustifikueshme”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se procedurat për iniciimin e hetimeve do të aplikohen vetëm ndaj zyrtarëve publikë dhe është e rëndësishme të hiqen pretendimet për pasuri të justifikueshme.

Ministrja gjithashtu theksoi se zgjedhja e drejtorit të Byrosë është e rëndësishme dhe kërkon mekanizma zhbllokues, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, për të garantuar qartësi dhe parandalim të manipulimeve politike.

Deliu-Kodra shtoi se dërgimi i projektligjit në Gjykatën Kushtetuese nga partitë politike kur ligji është në kundërshtim me Kushtetutën mund të shihet si sabotim i reformës në drejtësi.

Ajo e ka kritikuar standardin e ulët për zgjedhjen e drejtorit, duke pyetur pse është ulur kriteri në shumicën e deputetëve prezent që votojnë.

Ndërsa ministrja Gërvalla u përgjigj se procedura e zgjedhjes së drejtorit është çështje e rëndësishme dhe nuk mund të paragjykohet para kohe për arsyet e raundeve të votimit, duke theksuar se prioritet mbetet miratimi i ligjit dhe funksionimi i Byrosë për luftimin e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve publikë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 14/04/2026 14/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?