KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi-Goodman: 16-vjeçare isha në dorën e armikut, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet
Lajme

Krasniqi-Goodman: 16-vjeçare isha në dorën e armikut, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet

Kosova News
Kosova News 09:42 -14/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Homazhe tek memoriali “Heroinat”, ka bërë edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman e cila theksoi se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet.

Ajo është përlotur para mediave kur kujtoi se si 16-vjeçare ishte në dorën e armikut.
“Së pari, pas 27 viteve, kur isha vetëm 16 vjeçare, isha në dorën e armikut. Sot jam këtu për të folur për drejtësinë, se sot e kam gjithë popullin shqiptar pas vetes, se për shumë vite e kisha vetëm familjen. Dua të falënderoj institucionet, organizatat, shoqërinë, familjen për përkrahje e për mbështetje. Ju bëj thirrje viktimave që me na u bashkangjitë sa më shumë, me dalë me fol publikisht, por gjëja kryesore është me kërkua drejtësi. Kjo është diçka që nuk i falet Serbisë për krimet që i ka bërë në Kosovë. Kur unë kam ditur me kërkua drejtësi kur i kam pasur vetëm 17 vjet, pse mos me kërkua edhe sot të gjithë drejtësi”, tha Krasniqi.
Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës i bëri thirrje të mbijetuarve që të flasin publikisht.

“Unë sot u bë një vit kur kam dalë me fol publikisht. Unë prej këtij vendi ju bëj thirrje çdo mbijetuari dhe mbijetuareje që të vijnë sa më shumë nëpër organizata, le të kërkojnë ndihmë, se edhe kemi me bërë padi kundër shtetit serb”, tha ai.

Feride Rushiti, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e te Mbijetuarve të Tortures (QKRMT) foli për rëndësinë që të mbijetuarit kanë ngritur zërin për drejtësi.

“Sot kjo ditë për të gjithë shoqërinë kosovare, por mbi të gjitha për të mbijetuarit, për familjarët e tyre, për historinë e Kosovës, shënon memorien kolektive të Kosovës. Ditë kjo e cila është e mbushur me aktivitete, e na vjen mirë që përtej nesh si organizata, krah i kemi edhe institucionet e Kosovës, të cilat me aktivitete të ndryshme po e lansonin edhe po e ngrisin zërin për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Dua të them se kjo ditë koincidon me datën e Vasfije Krasniqit, në momentin kur kjo si e re i është nënshtruar torturës masive në vendin ku i ka ndodhur krimi. Dhe nga ai vend, vite më parë Vasfija ka kërkuar që kjo ditë të jetë ditë institucionale, ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës. Sot ne i respektojmë, nderojmë zërin e Vasfijes, zërin e Danit, zërin e Shyhretit, por edhe me mijëra e qindra të mbijetuar të cilët ende nuk flasin dhe kanë frikë nga stigma dhe paragjykimi që historitë e tyre t’i ndajnë në publik”, tha ajo

Gjithashtu lexoni:

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Kosova News 14/04/2026 14/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?