KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj
Lajme

“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Kosova News
Kosova News 16:10 -13/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Doganaj, është mbajtur akademi përkujtimore, ku janë nderuar të rënët për liri.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Selajdin Troni tha se sakrifica e dëshmorëve, vuajtja e martirëve dhe gjaku i fëmijëve të pafajshëm nuk mund të harrohen kurrë.

“Një nga ditët më të rënda dhe më të dhimbshme për Doganaj dhe Sllatinën e Kaçanikut. Kjo ditë është një plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, një kujtim i gjallë i sakrificës, i dhimbjes dhe i qëndresës së popullit tonë. Në këtë ditë, shumë bija dhe bijë të këtij vendi u ndanë padrejtësisht nga jeta duke u bërë dëshmorë dhe martirë të lirisë. Ata ranë që ne sot të jetojmë të lirë, ranë që flamuri ynë ta valojë krenar, ranë që fëmijët tanë të jetojnë në paqe dhe dinjitet. Por, sot me dhimbje të veçantë kujtojmë edhe fëmijët e pafajshëm që u vranë në atë ditë të zezë, fëmijët që nuk arritën të rriten, që nuk arritën të ëndërrojnë, që nuk arritën të jetojnë jetën e tyre të sapofilluar. Zëri i tyre u shua padrejtësisht por kujtimi i tyre do të jetojë përherë”, deklaroi ai.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veterani Fahri Demnika tha se e vërteta për krimet e kryera në Kosovë nuk duhet shtrembërohet e as harrohet.

“Në atë ditë të errët forcat ushtarake policore serbo-malazeze ushtruan një dhunë të pamëshirshme ndaj popullit të pafajshëm, u sulmuan fshatrat Sllatinë, Cakaj… atë ditë u vranë 14 civilë, që tash u shndërruan në martirë. Ëndrrat e shuara ishin para kohe, po atë ditë ranë heroikisht edhe dy luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke mos kursyer edhe jetën për liri, ndërsa një tjetër edhe u plagos. Sot nuk jemi këtu vetëm për t’i kujtuar por edhe për të dëshmuar se ajo që ndodhi nuk do të harrohet kurrë. Ne si veteranë e dimë çmimin e lirisë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh me sakrificë dhe me besim të palëkundur, e dimë se çdo hap drejt lirisë është i larë me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Këta njerëz nuk janë vetëm kujtim, ata janë edhe amanet për brezat që vijnë”, u shpreh ai.

Në këtë përvjetor mes emocioneve ka folur para të pranishmëve edhe djali i martirit, Vesel Elezi, Agoni.

“Sot ndjehem i përulur dhe i nderuar të kujtojë vlerat e prindit tim doktor Vesel Elezit dhe 18 burrave dhe djemve të këtij fshati që dhanë më të vlefshëm e vendit tonë – jetën. Duke kujtuar gjeneratat e reja dhe mundësitë për të ardhmen tonë. Gjithashtu dua të falënderojë gjithë të pranishmit përmes, më falni për emocionet… faleminderit për një fjalë rasti”, tha ai.

Të pranishëm në këtë manifestim përkujtimor kanë qenë edhe familjarë të martirëve, veteranë të luftës e përfaqësues të komunës

Gjithashtu lexoni:

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

Kosova News 13/04/2026 13/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?