Një 35-vjeçar është dërguar në Emergjencë të spitalit rajonal në Prizren, pasi ishte lënduar teksa po paketonte material ndërtimor.
Stafi shëndetësor ka intervenuar menjëherë, me ç’rast gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë nisur hetimet, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor aksidental’.


