KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “18 vjet se kam parë djalin, është ardhë dhe u vra”, rrëfimet prekëse të familjarëve në 27-vjetorin e Betejës së Koshares
Lajme

“18 vjet se kam parë djalin, është ardhë dhe u vra”, rrëfimet prekëse të familjarëve në 27-vjetorin e Betejës së Koshares

Kosova News
Kosova News 14:34 -09/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot shënohehet 27-vjetori i Betejës së Koshares, një nga momentet më të rëndësishme të luftës për liri, ndërsa për shumë familje kjo ditë rikthen plagë që nuk janë shëruar kurrë.

Mes tyre është edhe nëna e dëshmorit Syjleman, e cila rrëfen se për 18 vjet nuk e kishte parë djalin e saj që jetonte në mërgim, për ta takuar më pas vetëm si të rënë në luftë.

Kujtimet e kësaj beteje mbeten të gjalla për familjarët e dëshmorëve, të cilët përmes rrëfimeve të tyre rikujtojnë sakrificën dhe dhimbjen, duke theksuar se humbja e më të dashurve vazhdon të jetë e rëndë edhe pas kaq vitesh.

“Unë 18 vjet se kam parë djalin, ka ardhë në Koshare është vrarë. 30 vite kemi ndejt veç ne me plakun, djemt në Gjermani. Për të s’kam dit kurgja, është ardhë është vrarë në Koshare te Ura e Shenjtë”, tha nëna e dëshmorit Syjleman, Qerime Shala.

Edhe Kumrije Mavraj, nëna e dëshmorit Milazim, foli për dhimbjen e humbjes së djalit, duke theksuar se ai ka lënë pas familjen e tij.

“Si nana për evlad ishalla ai për xhenet e ju përparoni tanë. Ka lënë dy djem e një çikë. Zor boll, po ishalla nuk sprovohet kush. Pak kanë bërë (shteti)”, tha ajo.
Ndërsa Ilaz Islami, vëllai i dëshmorit Xhemshir, tregoi se i ndjeri kishte ardhur nga Gjermania për t’iu bashkuar luftës.

“Vllau ka qenë në Gjermani me letra, e ka parë luftën qysh po zhvillohet ka edhe ka ardhë. Unë nuk di më shumë se ne kemi qenë në burg. Vllau ka qenë 24 vjeçar. Shteti me mujt me marrë masa pak më shumë me zbardh fatin e të gjithëve, pastaj është më lehtë për ne e për të gjithë”, tha ai.

Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizim me armatim dhe mbështetje logjistike.

Kjo betejë, që zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira dhe me një vendosmëri të lartë të luftëtarëve shqiptarë, ku mbetën të vrarë 114 ushtarë.

Thyerja e kufirit në Koshare pati rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt çlirimit të Kosovës/ eo.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Kosova News 09/04/2026 09/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?