Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një mjet transportues është përfshirë nga zjarri.
“Rreth orës 12:25, policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar stacionin policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se zyrtarët policor dhe njësiti i zjarrfikësve janë ende në vendngjarje.


