U.d. Presidentja e vendit, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“Diskutuam për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së. Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.


