KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor
BotëSiguri

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor

Kosova News
Kosova News 12:42 -07/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë mbrëmjen e së dielës, ku një grua 38-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie në Sooß, një komunë e vogël pranë qytetit Baden, transmeton albinfo.at.

Sipas raportimeve, para se policia të mbërrinte në vendin e ngjarjes, një burrë kishte telefonuar qendrën e emergjencës duke raportuar shkurt dhe ftohtë se kishte ndodhur një vrasje. Kur forcat e rendit arritën, gruaja ishte e shtrirë pa shenja jete në bar, ndërsa në tokë ishin vërejtur gjurmë të errëta zvarritjeje nëpër oborr.

Në vendngjarje ndodhej edhe bashkëshorti i saj, i cili ishte i shqetësuar dhe emocionalisht i tronditur. Autoritetet e cilësuan rastin si një tjetër femicide (vrasje e gruas) që po rrit shqetësimin në Austri.

Albinfo.at merr vesh se i dyshuari i krimit është David O., poashtu nga komuna e Gjakovës.
Plagë në kokë, dyshohet për armë zjarri dhe mjet shpues

Viktima kishte lëndime në kokë, ndërsa raportet flasin se ajo kishte marrë disa plagë, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga thika, arma e zjarrit dhe mjete të tjera të forta.

I dyshuari, një shtetas austriak me prejardhje kosovare, fillimisht e kishte mohuar përfshirjen në krim, por më pas thuhet se ka pranuar para hetuesve se nuk e kishte kapërcyer kurrë ndarjen nga viti 2019, duke e fajësuar gruan për atë vendim.
Madje ai dyshohet se ka deklaruar: “E urrej atë!”
Gjatë kontrollit, policia i ka sekuestruar një pistoletë 9 milimetërshe, të cilën i dyshuari pretendon se e kishte blerë nga një person i panjohur. Si mjet tjetër i përdorur, ai ka përmendur edhe një kaçavidë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se për të dyshuarin vlen ende prezumimi i pafajësisë, derisa të përfundojnë hetimet.

Komuna e tronditur: “Nuk e besojmë çfarë ndodhi”
Në Sooß, ku jetojnë rreth 1.000 banorë, familja ishte e njohur për shumë njerëz. Banorët e përshkruajnë viktimën si një grua të hapur, të dashur dhe shumë pozitive.

“Ka qenë gjithmonë e buzëqeshur dhe e sjellshme. Jemi të gjithë të shokuar,” ka thënë një banor lokal.
Në profilin e saj në Facebook, viktima kishte shkruar nën një fotografi: “Jeto, duaj, qesh.” Ndërsa në një foto më të vjetër kishte publikuar një mesazh prekës për gjërat më të bukura të jetës: përqafimet, buzëqeshjet, familjen, dashurinë dhe kujtimet.

Prokuroria konfirmon arrestimin, fëmijët nën kujdesin e shtetit

Të hënën, zëdhënësi i Prokurorisë së Wiener Neustadt, Erich Habitz, ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit dhe ka bërë të ditur se është urdhëruar autopsia, ndërsa është kërkuar edhe paraburgimipër të, transmeton tutje albinfo.at.

Edhe kryetari i komunës, Hermann Rauch, është shprehur i tronditur nga ngjarja, duke thënë se:
“Kjo nuk përshkruhet me fjalë.”.

Ndërkohë, katër fëmijët e mitur që mbetën pas kësaj tragjedie janë marrë nën përkujdesje nga shërbimet sociale dhe autoritetet e mirëqenies së fëmijëve në Baden.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë debatet në Austri për dhunën në familje dhe rritjen e rasteve të vrasjeve të grave, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik./Albinfo.ch

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Kosova News 07/04/2026 07/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?