Pas më shumë se një viti, është lëshuar për qarkullim komplet rruga magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e të cilës ishte shembur në janar të vitit 2021.
Në një video shihet që rruga tashmë është rregulluar dhe është lëshuar për qarkullim të automjeteve.
Kjo rrugë ishte shembur më 5 janar të vitit 2021.
Ministria e Infrastrukturës kishte bërë të ditur se rruga është mbyllur në orën 04:00 të mëngjesit atë ditë.
Automjetet që kanë kaluar në ketë rrugë, kanë shfrytëzuar rrugët alternative për në drejtim të Prishtinës.