Pas grevës së përgjithshme nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës për rritjen e pagave në sektorin publik, është paralizuar i gjithë sistemi i administratës në gjithë vendin.
Njëjtë është edhe në komunën e Drenasit ku qytetetarët po mbesin pa u pajisur me dokumente.
Ende nuk dihet se sa do të zgjatë kjo grevë e cila është paralajmëruar më herët./DO/


