Një muaj paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore e Gjakovës ndaj M.H, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe për posedim të një kallashnikovi.
Sipas njoftimit të prokurorisë të premten, i pandehuri M.H., me datë të pacaktuar e deri më 25 gusht 2022, në fshatin Lug- Bunar të Gjakovës, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike, 107 bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”, me qëllim të prodhimit të substancave narkotike ose psikotrope.
“Gjithashtu, i pandehuri M.H., më parë e deri më 25 gusht 2022, në shtëpinë e tij, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për Armët, një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë, si dhe, një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.


