KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Pa kategoriShëndetësi

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Kosova News
Kosova News 12:58 -29/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim në Invazivën e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, ndërsa familjarët e të sëmurëve, alarmojnë se mungesa e stentave, po ua rrezikon jetën pacientëve, ndërsa theksojnë se nuk kanë mundësi për trajtim në sektorin privat për shkak të kostos së lartë. Ata u bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që të sigurojnë sa më shpejt furnizimin me stenta, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e pacientëve.

Mungesa e stentave në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë që mbi 2 mijë pacientë të shtohen në listën e pritjes për stentim. Merita Sopi nga Prishtina i tha Radio Kosovës se babai i saj, për herë të dytë është shtruar në spital, por ndërhyrja nuk është realizuar për shkak të mungesës së stentave.

“Gjendja e babait tim është shumë e rënduar, sepse 80% të venave i ka të mbyllura. Na jemi duke pritur deri sa të na lajmërojnë, sepse në klinikat private, ky lloj i intervenimit kushton 10 deri në 15 mijë euro, gjë që një pensionist, nuk i ka.  I bej apel Ministrisë së Shëndetësisë që të marrin masa, sepse me të vërtetë dikush ka për t’u revoltuar. Zemra është një organ që nuk pret. Me këto kushte që janë në QKUK është mjerim me të vërtetë”, thotë Sopi.

Edhe një familjar tjetër shprehet se janë në pritje të furnizimit me stenta, pasi nuk kanë mundësi për trajtim privat.

- Reklamë -

“Mungesa e stentave është një ngarkesë e madhe si për pacientët si për familjarët, edhe janë të kushtueshme shumë. Tash edhe kriza ekonomike gjithherë po vjen duke u rrit. Në privat s’kemi mundësi ta  dërgojmë”, thotë familjari i pacientit.

Ndërkohë, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, kardiologu Faik Shatri, konfirmon për Radio Kosovën se ka mungesë të disa numrave të caktuar të stentave, por shton se situata është nën kontroll.

“Jemi në përfundim të kontratës paraprake dhe presim normalizimin aktual të furnizimit. Për disa numra të caktuar, kemi pasur mungesa, por disa ditë më parë, kemi marrë material edhe nga Prizreni, kështu që situata është nën kontroll. Asnjë pacient nuk është i rrezikuar”, thotë Shatri.

Ndërsa nga Drejtoria e QKUK-së, zyrtarja për informim, Mirlinda Qyqalla, i tha Radio Kosovës se shumë shpejt pritet të ketë furnizim me materialet e nevojshme, e në këtë rast edhe të stentave;

“Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Barnatorja Qendrore, për mungesën e materialeve në Klinikën e Kardiologjisë, ju informojmë se kontratat për shumicën e materialeve të nevojshme për këtë klinikë tashmë janë nënshkruar. Gjithashtu, nga ana e Klinikës janë bërë kërkesat për furnizim me këto materiale”, thotë Qyqalla.

Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës bëjnë të ditur se furnizimi me stenta pritet të realizohet brenda ditëve në vijim.

Gjithashtu lexoni:

Berisha viziton kompaninë PAMBUKU SH.P.K., vlerëson mbështetjen për bizneset vendore

Berisha mirëpret nisjen e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor

Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

Themelohet Fondi i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor

Gjendja me fruthin në Kosovë, kaq raste janë konfirmuar dhe në këto komuna

Kosova News 29/03/2026 29/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?