KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani nderohet në Vjenë me çmimin Dr. Erhard Busek
Politikë

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin Dr. Erhard Busek

Kosova News
Kosova News 14:52 -28/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dje në Vjenë, në konferencën “Kosova në BE” e organizuar nga Andreas Minnich, nënkryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Austriak dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë,  me rastin e shënimit të 27 vjetorit të intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, presidentes së së Kosovës, Vjosa Osmani iu nda çmimi “Dr. Erhard Busek”.

Sipas njoftimit nga Presidenca, ky çmim iu akordua Osmanit për lidership të jashtëzakonshëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për lirinë, demokracinë dhe integrimin euroatlantik.

Në fjalimin e tij  Minnich, ka shprehur mirënjohje të lartë për kontributin e Presidentes Osmani.
“Nuk ka grua në Evropë si ajo që lufton kaq shumë për pranimin e Kosovës në BE dhe që thekson atë që na bashkon. Ajo është një ndërtuese urash, që rrallë gjendet si e tillë, dhe ndërton ura jo vetëm brenda Evropës, por edhe përtej Atlantikut”, ka theksuar Minnich.

Ai tutje ka thënë se presidentja Osmani është një ndërtuese e shkëlqyer urash transatlantike.
“Është gjithmonë e veçantë të takohesh me të, për të diskutuar idetë e saj, vizionet e saj dhe vizionet e saj për Kosovën këtu në Evropë, si dhe për projekte që kanë rëndësi të vërtetë në mbarë botën. Ajo mbështet çështjet më të mëdha, vizionet më madhështore. Duam ta falënderojmë me këtë Çmim”, ka thënë Minnich.

Ndërkaq presidentja Osmani nëpërmjet një video fjalimi falënderoi për çmimin duke e konsideruar atë si një vlerësim i veçantë.

“27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë është një dëshmi e asaj që bëhet e mundur kur drejtësia gjen zërin e saj dhe kur bota zgjedh të qëndrojë në anën e duhur të historisë.” Tutje, presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për Austrinë duke e vlerësuar atë si një shtet mik të palëkundur e parimor. Me këtë rast, ajo ka falënderuar Parlamentin Austriak për organizimin e kësaj konference që nderon ndërhyrjen vendimtare të NATO-s 27 vjet më parë për të ndaluar gjenocidin kundër popullit të Kosovës.
Tutje, presidentja Osmani ka theksuar se liria nuk dhurohet, por fitohet, mbrohet dhe çohet përpara brez pas brezi.

“Kosova nuk është vetëm një histori mbijetese. Është një histori vendosmërie për të ndërtuar një shtet ku dinjiteti, barazia dhe demokracia nuk janë vetëm aspirata, por realitete të jetuara çdo ditë”, ka thënë presidentja Osmani.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka theksuar se rruga përpara është e qartë. “Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe NATO-s, jo vetëm si objektiv politik, por si një vazhdimësi e vlerave që ne mishërojmë si vend: paqe, liri, drejtësi, sundim të ligjit dhe partneritet të qëndrueshëm me demokracitë në mbarë botën”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në fund, presidentja Osmani ka falënderuar Andreas Minich, ministren Beate Meinl-Reisinger, Eurodeputetin Helmut Brandstätter, Kryetarin e PAN-Europa Reinhard Kloucek, eurodeputetin Lukas Mandl, si dhe të gjithë miqtë austriakë që mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së si dhe diasporën tonë në Austri për kultivimin e miqësisë midis dy vendeve tona.
Presidentja Osmani, po ashtu ka shprehur falënderimin e saj për komitetin e Çmimit “Dr. Erhard Busek”, për nderimin me këtë çmim.

Çmimi “Dr. Erhard Busek” është çmim i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, i themeluar me rastin e 85-vjetorit të lindjes  së Dr. Erhard Busek, ish zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit në Austri, udhëheqës i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, promovues i paqes dhe Evropës së bashkuar dhe përkrahës e mik i madh i Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 28/03/2026 28/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?