KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPK themelon Komisionin për monitorimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike
Politikë

KPK themelon Komisionin për monitorimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Kosova News
Kosova News 14:53 -27/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka themeluar Komisionin mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik të sistemit prokurorial 2025–2027.

Në këtë mbledhje, kryetare e komisionit është zgjedhur Erza Bajrami, ndërsa anëtarë janë emëruar Shkelzen Ibrahimi dhe Besim Kelmendi.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, propozoi Bajramin për kryesuese të këtij komisioni, duke theksuar përvojën e saj në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“Po propozojmë kryesuesin e këtij komisioni. Unë kam një propozim për kryesues të këtij komisioni, por edhe ju të tjerët jeni të lirë pra që të jepni propozimet e tuaja. Duke u bazuar në ekspertizat e secilit anëtar që kemi sot këtu, respektivisht punën që ata kanë bërë edhe në kuadër të Këshillit por edhe para se të vijnë si anëtarë të Këshillit, unë e njoh nga afër punën që ka bërë kolegia jonë që kemi sot këtu, zonja Erza Bajrami. Ka qenë pjesë e njësisë për një kohë të gjatë që është marrë në njësinë për hulumtimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prishtinë, ku ka trajtuar lëndët e korrupsionit në kuadër të kësaj njësie, dhe është do të thotë e familjarizuar. Nuk do të thotë që edhe të tjerët nuk mund të kenë njohuri të tilla, por konsideroj se kjo mundet me qenë do të thotë edhe kryesuese e këtij komisioni, për shkak se duhet të jetë një anëtar i Këshillit. Unë propozoj emrin e saj pra që të jetë bartëse e këtij komisioni. Nëse dikush dëshiron ta marrë fjalën edhe ka ndonjë propozim tjetër, jeni të mirëseardhur”, tha ai.

Në të njëjtën mbledhje, KPK shqyrtoi edhe çështjen e Komisionit për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve, ku për dy anëtarët aktualë, Nazan Shero dhe Aleksandër Lumezi, u diskutua vazhdimi i mandatit.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se nuk ka bazë ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, por vetëm për rikonfirmimin e mandatit të anëtarëve aktualë.

“Nuk kemi bazë që të bëjmë zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe t’ua ndërprejmë atyre mandatin sepse komisioni ekziston sikurse ai në ligjin e vjetër edhe në ligjin e ri. Propozimi im ishte që këtyre dy anëtarëve aktualë që janë në këtë komision t’u vazhdojë dhe t’u rikonfirmohet mandati i tyre me zgjedhjen e anëtarës së re të këtij komisioni”, tha ai.

Ndërsa anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, paraqiti kundërshtime duke theksuar nevojën për përbërje të re të komisionit.

“Reforma nuk nënkupton vetëm formën, por edhe përmbajtjen. Mendoj se janë tri baza që duhet të ofrohen në tërësi te komisioni. E para, në bazë të rregullores, propozimet duhet të vijnë nga kryeprokurorët e prokurorive. Në atë kohë, më 23 mars 2023, pas dorëheqjes së Qalajt, është caktuar Aleksandër Lumezi në këtë komision, pa u respektuar që duhet të priten nominimet nga prokuroritë themelore. Kjo është e para. Rregullorja parasheh obligimet e Komisionit që jo vetëm në zyrë të bëjnë vlerësime të performancës, por të dalin edhe në terren, në seanca. Sipas informacioneve që i kam, kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 27/03/2026 27/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?