Ambasadori i deritanishëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka përfunduar mandatin e tij në vendin tonë, duke i uruar gjitha të mirat Kosovës.
Orav në një postim në platformën e tij në X, ka publikuar edhe një fotografi nga aeroporti i Prishtinës, teksa po largohet nga Kosova.
“Gjitha të mirat, Kosovë”, ka shkruar Orav, krahas fotografisë lamtumirës, nga Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës.
Diplomati estonez, Aivo Orav, e mori detyrën si shef i Zyrës së BE-së në Kosovë në shtator të vitit 2024-ës.


