KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë
Lajme

KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë

Kosova News
Kosova News 10:18 -21/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 110 mijë konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ende nuk e kanë nënshkruar kontratën për shërbime, ndërsa kompania ka paralajmëruar se mosnënshkrimi i saj brenda 10 ditësh nga dorëzimi nënkupton refuzim të shërbimit dhe mund të çojë në shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Arjeta Mjeku, bëri të ditur se më 4 mars ka nisur një fushatë për ndërgjegjësimin e konsumatorëve të kyçur në sistemin publik të ujësjellësit për nënshkrimin e kontratës, duke e cilësuar atë obligim ligjor për të dyja palët.

“Me datën 4 mars ne si Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kemi filluar një fushatë për ndërgjegjësimin e konsumatorëve të cilët janë të kyçur në sistemin publik të ujësjellësit që të nënshkruajnë kontratën për shërbime. Ky është një obligim ligjor, është i detyrueshëm edhe për ne si kompani edhe për konsumatorin në veçanti. Kontrata përcakton qartë të gjitha të drejtat dhe obligimet që përfshihen në mes të të dyja palëve, sepse në moment që ne e ofrojmë një shërbim dhe pala e merr shërbimin, është e detyrueshme që të nënshkruajë kontratë për shërbime si për çdo shërbim tjetër”, tha ajo.

Mjeku theksoi se konsumatorët që refuzojnë ta nënshkruajnë kontratën duhet të japin arsye, në të kundërtën, sipas saj, kompania është e obliguar të veprojë.

- Reklamë -

“Konsumatori i cili e refuzon ta nënshkruajë kontratën, duhet të japë arsye se pse nuk po e nënshkruan kontratën. Në të kundërtën, ne keq ndoshta ta themi, por jemi të obliguar dhe të detyruar që në afat kohor prej 10 ditësh në momentin që u dorëzohet kontrata konsumatorit, nëse nuk e nënshkruan, ai
automatikisht edhe e refuzon shërbimin nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina dhe në këtë mënyrë mund të shkyçet nga shërbimi i rrjetit të furnizimit me ujë”, tha ajo.

Ajo sqaroi se kontrata rregullon marrëdhëniet juridike ndërmjet palëve, përfshirë të drejtat dhe obligimet, kriteret dhe kushtet për ofrimin e shërbimeve dhe pagesën e tyre, si dhe se kompania i nënshtrohet rregullave të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit lidhur me tarifat, kushtet e ofrimit dhe procedurat për zgjidhjen e kontesteve.
“Kontrata është shumë e qartë, pra rregullon marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet. Kontrata i përcakton pra kriteret dhe kushtet lidhur me ofrimin e shërbimeve dhe pagesën e konsumatorit ndaj ofrimit të shërbimeve. Po ashtu, ofruesi i shërbimeve i nënshtrohet rregullave të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit për kushtet e ofrimit të shërbimeve, caktimin e tarifave, procedurave për zgjidhjen e kontesteve si dhe çështjeve tjera të ndërlidhura me konsumatorin”, tha ajo.

Mjeku, shtoi se nënshkrimi i kontratës mund të bëhet në drejtorinë e ujësjellësit apo në cilëndo pikë arkëtimi të KRU “Prishtina”, duke theksuar se konsumatorët mund ta kryejnë këtë obligim njëkohësisht me pagesën e faturës së ujit.

“Kjo nuk është asgjë e dëmshme as për ne si kompani as për konsumatorin që ta nënshkruajnë kontratën dhe secili prej tyre aty ku e ka më afër mund të paraqitet, jo vetëm në drejtorinë e ujësjellësit por në cilëndo pikë të arkëtimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina. Ata që jetojnë në Dardani munden në pikën e arkëtimit në Dardani, dhe kështu me radhë të gjitha lagjet aty ku e kanë më afër. Në këtë rast mund ta shfrytëzojnë të drejtën të paguajnë ndonjë faturë të ujit dhe automatikisht aty për aty ta kryejnë këtë obligim ligjor”, tha ajo.

Mjeku bëri të ditur se aktualisht rreth 70 mijë konsumatorë e kanë të nënshkruar kontratën, ndërsa nga gjithsej 180 mijë konsumatorë, pjesa tjetër duhet ta kryejë këtë obligim sa më parë.

“Janë rreth 70 mijë konsumatorë që kanë nënshkruar kontratën për shërbime që më herët, që para disa viteve. Por kemi gjithsej 180 mijë konsumatorë, pra pjesa e mbetur duhet sa më shpejt ta nënshkruajnë kontratën për shërbime”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia

Kosova News 21/03/2026 21/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
14:11 -04/06/2026
Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!
14:06 -04/06/2026
Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale
13:45 -04/06/2026
Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?