KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet
Lajme

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Kosova News
Kosova News 21:23 -20/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është përmbyllur më 18 shkurt të këtij viti, për të pritur vendimin final të trupit gjykues.

Siç kanë konfirmuar për Dukagini nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, tashmë trupi gjykues i ka filluar kuvendimet për të përpiluar aktgjykimin, por që këto takime janë konfidenciale.

“Po, pas mbylljes së çështjes gjyqësore kanë filluar kuvendimet. Në përputhje me Rregulloren, gjatë kuvendimeve konfidenciale, secili gjykatës paraqet pikëpamjet dhe përfundimet e veta në lidhje me secilën pikë që shqyrtohet. Gjykatësit do të vlerësojnë çdo provë duke pasur parasysh tërësinë e provave të administruara prej tyre në gjykim. Konstatimi për fajësinë bëhet vetëm në qoftë se Trupi Gjykues bindet se fajësia është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.”, thuhet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ish-krerët e UÇK-së, janë në masën e paraburgimit nga viti 2020.

E të pyetur rreth kësaj çështje, meqë së fundmi u liruan nga masa e paraburgimit të akuzuarit e tjerë, në rastin ku është i përfshirë edhe Hashim Thaçi për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, nga Gjykata Speciale thanë se lidhet me rrethanat individuale të secilit të akuzuar.

“Çdo vendim në lidhje me paraburgimin merret bazuar në rrethanat individuale të secilit person të paraburgosur. Konkretisht, në lidhje me z. Thaçi, Gjykatësi i Vetëm konstatoi se vazhdon të ekzistojë një rrezik real që, në qoftë se lirohet, z. Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor dhe se ekziston edhe rreziku që z. Thaçi të kryejë vepra penale të tjera. Në lidhje me gjykimin për krime lufte, Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rreziku që z. Thaçi të pengojë procesin gjyqësor dhe të kryejë vepra penale të tjera, përfshirë ndaj dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose ndaj dëshmitarëve që mund të thirren për të dëshmuar në procesin gjyqësor paralel.”

Derisa tashmë ka nisur rrjedhja e afatit prej 90 ditësh për marrjen e vendimit, në Fondin për të Drejtën Humanitare thonë se ky afat mund të zgjatet për shkak të rastit.

“Ka mundësi që të shtohet afati për arsye se kanë qenë më shumë se 130 dëshmitarë të cilët janë dëgjuar dhe një dëshmitarë është dëgjuar në disa seanca dhe të gjitha këto provat, deklaratat provat materiale që janë me mijëra faqe duhet të lexohen me kujdes të analizohen me kujdes nga trupi gjykues nga stafi që ndihmon trupin gjykues dhe më pastaj të përpilohet dhe arsyetohet vendimi.”, ka thënë Amer Aliiaj nga Fondi për të drejtën Humanitare.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Kosova News 20/03/2026 20/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?