KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nisen për Kosovë trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë
Lajme

Nisen për Kosovë trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë

Kosova News
Kosova News 18:49 -20/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupat e pajetë të tre shtetasve të Kosovës, që humbën jetën në aksidentin fatal në një kantier ndërtimi në Alsergrund, Vjenë, janë nisur sot pasdite për në Kosovë, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Sipas njoftimit të Ambasadës, në koordinim të ngushtë me familjarët dhe autoritetet kompetente austriake, janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Austri.

“Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, të cilët humbën jetën në këtë aksident, janë nisur sot pasdite për në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ambasada shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të ndjerëve dhe mirënjohje për bashkatdhetarët që treguan solidaritet në këto momente të vështira.

“Në këto momente të vështira, shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e të ndjerëve, të afërmit e tyre dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje. Njëherazi, shprehim mirënjohjen tonë për bashkatdhetarët tanë, të cilët, me interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, treguan solidaritet në këto momente të vështira”, theksohet në njoftim.

Sipas raportimit të mediave në Austri, ngjarja e së martës ka ndodhur kur gjatë punimeve në betonimin e kulmit të një objekti është shembur një pjesë e konstruksionit, bashkë me skelet në të cilat kanë qenë duke punuar pesë punëtorë. Katër burra humbën jetën: tre shqiptarë nga Kosova dhe një shqiptar nga Bosnja.

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Kosova News 20/03/2026 20/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin
19:31 -24/07/2026
Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së
19:24 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?