KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Lipjanit paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse vërtetohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit
Politikë

Komuna e Lipjanit paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse vërtetohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit

Kosova News
Kosova News 14:43 -18/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëse konstatohet se zyrtarët social te Qendrës për Punë Sociale kanë bërë shkelje dhe kanë neglizhuar rastin e 5-vjeçarit Komuna e Lipjanit paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi tyre siç e parasheh legjislacioni në fuqi.

Kështu tha zëdhënësja e Komunës së Lipjanit, Besarta Qadraku e cila tha se do të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet kompetente për zbardhjen e rrethanave për rastin e 5-vjeçarit i cili për shkak të keqtrajtimit nga prindërit është në gjendje shëndetësore të rëndë duke u trajtuar nga QKUK.

“Një ngjarje mjaftë e rëndë që na ka shqetësuar të gjithëve natyrisht rasti është trajtuar nga Qendra për Punë Sociale dhe organet kompetente rasti në të cilin është i përfshirë një 5-vjeçar është duke u trajtuar nga organet përkatëse dhe si të tillë respektojmë procesin. Ne si komunë jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim në çfarëdo forme për të zbuluar rrethanat deri në zbardhjen plotësisht të rastit”, tha ai.

Ajo tha se nëse konstatohet se ka pas shkelje apo neglizhencë nga zyrtarët e QPS në Lipjan do të marrin masa qoftë suspendim apo edhe largim nga vendi i punës.

“QPS ka qenë e informuar për rastin dhe sigurisht dhe duke e trajtuar tani rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe ne jemi duke pritur një analizë dhe një raport të detajuar lidhje me këtë rast. Derisa nuk kemi një raport të detajuar nuk jemi kompetent të flasim por nëse konstatohet se ka pas neglizhencë ose shkelje nga ana e zyrtarëve patjetër që do të ndërmarrim masa… Përfshihet suspendimi dhe largimi”, tha ajo.

Qadraku tha se janë në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në komunëne Lipjanit.

“Patjetër qe jeni jemi në koordinim me QPS e cila është duke e trajtuar rastin bashkë me organet përgjegjëse dhe për të mos e penguar rastin deri më tani këto informacione”, tha ajo.

5-vjecari nga Lipjani për shkak të keqtrajtimit nga prindërit është duke u trajtuar në Kujdesin Intenziv Pediatrik, ndërsa tashmë me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës prindërit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fëmija ka plagë të rënda në shputat e këmbëve dhe ndryshime të theksuara gangzenoze ndërsa, nga Klinika e Pediatrisë kanë deklaruar se fëmija dyshohet edhe për kequshqyerje.

Tashmë 6 fëmijët tjerë të kësaj familje janë marrë nën përkujdese nga Qendra për Punë Sociale e Lipjanit.

Rastin e ka dënuar edhe ministri i Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti i cili ka urdhëruar që Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare të fillojë me urgjencë hetimin institucional lidhur me trajtimin e këtij rasti nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në mënyrë që të verifikohet nëse janë zbatuar të gjitha obligimet ligjore dhe procedurat për mbrojtjen e fëmijëve, dhe mundësive të parandalimit./kp

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 18/03/2026 18/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?