KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I vihet gur themeli Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë
Lajme

I vihet gur themeli Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Kosova News
Kosova News 13:38 -18/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, sot në Pejë është vendosur gur themeli i kompleksit sportiv “Qendra nacionale e xhudos”, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të sportit në vend.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë krerë institucionalë dhe figura të njohura të sportit. Fjalë rasti mbajtën kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, si dhe kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, shkruan IndeksOnline.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përfaqësues institucionalë, si edhe kampionët e xhudos së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë edhe sportistë mysafirë nga Ukraina, të cilët aktualisht po zhvillojnë një kamp përgatitor në Kosovë.
Kompleksi “Qendra nacionale e xhudos” pritet të shërbejë si një qendër moderne për përgatitjen profesionale të sportistëve, zhvillimin e talenteve të rinj dhe avancimin e mëtejshëm të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

Ky projekt konsiderohet një hap i madh përpara për sportin në vend dhe një dëshmi e përkushtimit institucional për të mbështetur sukseset e vazhdueshme të xhudos kosovare.

Programi “Kosova, shtet i xhudos” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa njoftimi për këtë ngjarje është bërë nga Federata e Xhudos e Kosovës./IndeksOnline

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Kosova News 18/03/2026 18/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?