KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrimin e dokumenteve
Lajme

MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrimin e dokumenteve

Kosova News
Kosova News 11:28 -15/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton publikun se, në përputhje me deklarimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së z. Peter Sorensen të datës 14 mars 2026, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, pas periudhës informuese të paraparë deri me 15 mars, përkatësisht nga data 16 mars mund të fillohet me aplikime për lejeqëndrim apo lajmërim të adresës.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procesi, Ministria e Punëve të Brendshme do të nxjerrë aktet e nevojshme administrative për mundësimin e regjistrimit, për një periudhë tre (3) mujore, të fakteve të lindjes, martesës dhe vdekjes të regjistruara deri më 15 mars 2026 në institucionet jolegale paralele serbe, me qëllim integrimin e tyre në Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës.

Ministria do të nxjerrë vendimet e nevojshme administrative për njohjen e përkohshme të kartës së identitetit të lëshuar nga strukturat jolegale paralele serbe, ekskluzivisht për qëllime identifikimi, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, përfshirë Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) dhe Policinë e Kosovës, do të ofrojë të gjitha informatat dhe udhëzimet e nevojshme për qytetarët që preken nga këto vendime. Njëkohësisht, Ministria do të përgatitet për fillimin e lëshimit të lejeqëndrimeve të përkohshme pas pranimit të listave të punëtorëve në sistemin shëndetësor dhe të arsimit nga komunat dhe pas aplikimit individual të këtyre personave, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

MPB thekson se të gjitha veprimet institucionale po ndërmerren për të siguruar zbatim të rregullt, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës të ligjeve, duke garantuar qasje në shërbime dhe siguri juridike për të gjithë qytetarët, në përputhje me standardet evropiane dhe sundimin e ligjit.

Gjithashtu, Ministria njofton të gjithë shtetasit e huaj se deklarimi i adresës brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor dhe mund të bëhet përmes aplikacionit për deklarimin e adresës, i cili mund të përdoret nga telefonat me sistem Android, iOS dhe përmes ueb-it të Policisë së Kosovës, si dhe stacionit më të afërt policorë.

Ministria e Punëve të Brendshme në vazhdimësi do të publikojë udhëzime shtesë, dhe për çdo informacion mund të drejtoheni në Zyrën për Informim të MPB-së.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Kosova News 15/03/2026 15/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?