KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oda e Mjekëve mban Kuvendin konstituiv, Vitia: Roli i odave i pazëvendësueshëm për standardet profesionale
Lajme

Oda e Mjekëve mban Kuvendin konstituiv, Vitia: Roli i odave i pazëvendësueshëm për standardet profesionale

Kosova News
Kosova News 10:48 -13/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda e Mjekëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive të Kuvendit të legjislaturës së katërt, ku u theksua rëndësia e forcimit të standardeve profesionale dhe bashkëpunimit institucional për avancimin e sistemit shëndetësor në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se roli i Odës së Mjekëve dhe i odave të tjera është i pazëvendësueshëm në forcimin e standardeve profesionale, në avancimin e etikës mjekësore dhe në mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve.

“Roli i Odës së Mjekëve dhe i odave të tjera është i pazëvendësueshëm në forcimin e standardeve profesionale, në avancimin e etikës mjekësore dhe në mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve tanë. Në këtë drejtim, kontributi juaj është i dukshëm, por edhe i prekshëm. Vetëm përmes programeve të edukimit vazhdues profesional, Oda e Mjekëve bashkë me institucionet tona ka investuar diku mbi një milion euro, duke kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë. Ky ishte, ky është një investim në dije, një investim në profesionalizëm dhe në cilësi të sistemit tonë shëndetësor”, tha ai.

Ai theksoi se bashkëpunimi serioz dhe konstruktiv ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së Mjekëve është i domosdoshëm dhe se ky bashkëpunim është reflektuar në shumë procese për sistemin shëndetësor.

- Reklamë -

“Prandaj, një bashkëpunim serioz dhe konstruktiv ndërmjet institucioneve tona, në këtë rast Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së Mjekëve, është shumë i rëndësishëm, mos të them i domosdoshëm. Ky bashkëpunim është reflektuar në shumë procese për sistemin shëndetësor, duke dëshmuar se kur ka institucionistë dhe profesionistë dhe ata punojnë së bashku, rezultatet çdoherë janë në dobi të pacientëve, por natyrisht edhe në dobi të profesionit mjekësor”, tha ai.

Duke folur për procesin zgjedhor brenda Odës, Vitia e cilësoi atë si moment të rëndësishëm institucional dhe hap drejt konsolidimit të mëtejmë të këtij institucioni.

“Zgjedhjet të cilat po mbahen në kuadër të Odës janë një moment shumë i rëndësishëm institucional dhe një hap tjetër në konsolidimin e këtij institucioni. Proceset demokratike dhe institucionale brenda organizatave profesionale janë qenësore për forcimin e tyre dhe për rritjen e besimit të gjithë anëtarëve të saj. Në këtë kontekst, vazhdimësia institucionale dhe stabiliteti në zhvillimin e Odës janë në interes të dyfishtë. Në interes të qytetarëve, të cilët presin shërbime cilësore shëndetësore, por natyrisht edhe në vetë të vetë profesionistëve shëndetësorë që kërkojnë një përfaqësim të fortë dhe një mbështetje të qëndrueshme profesionale”, tha ai.

Ministri shtoi se buxheti për shëndetësi ka arritur rreth 400 milionë euro dhe se investimet po vazhdojnë në modernizimin e infrastrukturës, pajisje mjekësore dhe blloqe operative, si dhe në rritjen e pagave.

“Buxheti për shëndetësi tashmë ka arritur rreth 400 milionë euro. Vazhdimisht bashkë me ju e me profesionistë të tjerë shëndetësorë, miq e kolegë të nderuar, po investojmë edhe në modernizimin e infrastrukturës, pajisje mjekësore inovative dhe efikase, blloqe operative. E gjithashtu ka pasur edhe rritje të pagave dhe kjo viteve të fundit ka arritur një rezultat të prekshëm ku numri, sidomos në vitin e kaluar, i mjekëve që kërkojnë të largohen nga Republika e Kosovës ka rënë ndjeshëm. Dhe këto janë natyrisht zhvillime që na inkurajojnë të gjithëve bashkë, por që njëkohësisht kërkojnë nga ne prapë përpjekje të përbashkëta dhe të vazhdueshme për të vazhduar përmirësimin e kushteve të punës, zhvillimin profesional dhe sidomos perspektivën për mjekët tanë të rinj. Për këtë arsye, forcimi më tej i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së Mjekëve mbetet një prioritet i rëndësishëm”, tha ai.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, shpalli hapjen e punimeve të Kuvendit të legjislaturës së katërt, duke theksuar përgjegjësinë që kanë marrë përfaqësuesit e zgjedhur.

“Ky obligim që kemi marrë nga kolegu ynë, duhet të shkojë në vend dhe t’i bëjmë krenarë edhe ata për zgjedhjen tonë. Duke mos dashur të, të zgjas, shpall zyrtarisht edhe fillimin e punimeve të Kuvendit të parë të, të legjislaturës së katërt të Odës. Suksese edhe na priftë e mbara”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Kosova News 13/03/2026 13/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë
18:32 -04/06/2026
Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë
18:29 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?