Në fshatin Bellopojë të Pejës ka ndodhur një mosmarrëveshje verbale mes dy personave.
Raportohet se pas zënkës njëri nga personat ka shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri.
“Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se rasti është inicuar si, përdorim i armës, armëmbajtje pa leje.
“Fsh. Bellopojë, Pejë 24.08.2022-13:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar në pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.


