KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK-së i mbetet hatri që AGK ia përmendi 13%: Nuk jeni subjekt politik e nuk iu takon të bëni vlerësime të tilla
Politikë

LDK-së i mbetet hatri që AGK ia përmendi 13%: Nuk jeni subjekt politik e nuk iu takon të bëni vlerësime të tilla

Kosova News
Kosova News 15:58 -12/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi AGK e ka dënuar fuqishëm gjuhën e të parit të LDK-së për mediat.

LDK përmes një komunikate për media ka thënë se liria e medias është e shenjtë por edhe liria për ta kritikuar median është po aq e shenjtë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i cili në vend që të trajtojë me seriozitet shqetësimin e ngritur për standardin profesional dhe përgjegjësinë publike në media, zgjedh të përdorë etiketime politike dhe të delegjitimojë një qëndrim të shprehur publikisht”, thuhet në komunikatë.

LDK ka thënë se kritika dhe debati publik janë pjesë e pandashme e lirisë së shprehjes, prandaj sipas tyre liria e medias dhe liria e shprehjes nuk përjashtojnë njëra-tjetrën; përkundrazi, ato bashkëjetojnë dhe forcojnë njëra-tjetrën.

“Është e papritur që një organizatë profesionale si AGK të përdorë gjuhë dhe referenca që i përkasin debatit politik, përfshirë edhe përqindjet elektorale. AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të bëjë vlerësime të tilla. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se kritika jonë nuk ka qenë ndaj medias si institucion dhe as ndaj gazetarëve profesionistë që kryejnë punën e tyre me integritet çdo ditë. Reagimi ynë ishte, është dhe do të mbetet ndaj fenomeneve të dëmshme brenda medias që devijojnë nga standardet profesionale dhe dëmtojnë besimin publik duke nxitur shpifjen”, thuhet në reagim.

LDK ka thënë se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, njëkohësisht duke kundërshtuar shpifjet dhe dezinformatat.

“Presim që edhe organizatat profesionale të veprojnë me të njëjtin standard përgjegjësie dhe paanshmërie në debatin publik”, ka thënë LDK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka dënuar sot ashpër gjuhën akuzuese të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë.

Abdixhiku në një intervistë televizive mbrëmë ka folur prapë për “mercenarë medial” duke thënë se “shumë lehtë japin një shpifje, papërgjegjësi, vetëm se ju rritet atje llogaria bankare prej sponsorizuesve, kundërshtarëve të ndryshëm”.

AGK ka thënë se këto pretendime të zotit Abdixhiku janë një sulm frontal kundër medias, lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.

“Një gjuhë e tillë me kualifikime si “mercenarë” është e papërgjegjshme, e papranueshme, shumë e rrezikshme dhe mund të paraqesë problem edhe në cenimin e sigurisë fizike të gazetarëve. Është poçacërisht për keqardhje që këto deklarata të zotit Abdixhiku vijnë në kohën që ai është në opozitë, dhe me përkrahje prej 13 %”, ka thënë AGK.

Ata e kanë ftuar Abdixhikun që të heq dorë nga këto spekulime dhe nëse ka fakte t’i denoncojë ato në organet përgjegjëse, si dhe ai bashkë me 14 deputetët e tjerë të partisë së tij në Kuvend të kontribuojnë për një ambient të lirë medial . /Lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 12/03/2026 12/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?