Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar sot drejtuesit e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se gjatë këtij takimi janë njoftuar se kamerat e instaluara në Prishtinë, kanë ndikuar në rënie të veprave kriminale gjatë dy muajve të parë të vitit.
“Sot në takimin e rregullt me drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, u informuam për rënie të veprave kriminale gjatë dy muajve të parë të këtij viti, duke theksuar se një rol të rëndësishëm në këtë trend pozitiv ka pasur edhe projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë, bashkëpunim mes Kryeqyteti Prishtina dhe Policisë së Kosovës, i cili ka nisur të implementohet nga nëntori i vitit 2025”, ka njoftuar Rama.
Ai ka thënë se projekti i instalimit të kamerave do të zgjerohet edhe gjatë këtij viti, me synimin që të rritet siguria në Kryeqytet. /Lajmi.net/



