KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq: I ngatërrova ngjarjet kur fola për Manastirin e Deçanit
Lajme

Rashiq: I ngatërrova ngjarjet kur fola për Manastirin e Deçanit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:33 -09/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka demantuar veten për deklaratën se kryeministri Kurti, hatri i tij, ia kishte njohur pronësinë e 24 hektarëve tokë e pyje Manastirit të Deçanit. Ai shpjegon se këto fjalë, Kurti në fakt ia kishte thënë për lejimin e vizitës së Patriarkut Profirije në Kosovë.

Fillimisht tha se për hatër të tij, kryeministri Albin Kurti mori vendim që manastirit të Deçanit t’ia kaloj në pronësi 24 hektarë tokë. Por, vetëm pak kohë më pas, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, doli dhe e demantoi veten.

Rashiq thotë se pa ndonjë qëllim, ka ngatërruar fjalët që Kurti ia kishte thënë për një ngjarje tjetër, e jo për Manastirin e Deçanit.

“Unë vet e kam bë një ngatërrim, prej një ngjarje në ngjarje tjetër. Megjithatë nuk konsideroj se ka qenë një gabim kaq paradoksal sikurse është bërë në rrjete sociale, me thënë të vërtetën, kërkoj falje për shprehjen, pak banalizohet. Sepse konsideroj se nuk është një gabim i qëllimshëm ose ndonjë veprim i cili shkon kundër interesave strategjike të Kosovës”, tha Rashiq.

- Reklamë -

Rashiq tash thotë se me insistimin e tij ndaj Kurtit, Patriarkut Porfirije iu mundësua një vizitë në Kosovë, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“Kjo ka ndodhë në fillim të 2023-tës, ku patriaku kërkoi një vizitë në Kosovë dhe unë kërkova prej kryeministrit, a është e mundshme t’ia mundësojmë një gjë të tillë dhe ajo ka ndodhë në atë formë, ku i kemi mundësuar vizitën e patriakut. Dhe fjalët e tilla që janë përdorur janë të vërteta, se kanë qenë për rastin e vizitës së patriakut. Unë e kuptoj se gabime mund të ndodhin, po më vjen keq që keni hyrë në konfuzion. Përndryshe, nuk ka pasë ndonjë qëllim qoftë politik qoftë individual”, u shpreh ministri për Komunitete dhe Kthim.

Megjithatë, Rashiq e pranon se çështja e manastirit të Deçanit, ka qenë shpeshherë temë e diskutimeve të tij me kryeministrin Kurti.

“Nuk mund të jem i sigurt sa herë, por jam i sigurt që shumë herë kemi përmend, në veçanti unë këtë tematikë. Jo vetëm me kryeministrin, por siç thashtë me të gjithë përfaqësuesit diplomatik”, tha Rashiq për Tëvë1.

Pas një procesi gjyqësor 16 vjeçar, në lidhje me pronësinë e 24 hektarë tokë e pyje, Gjykata Kushtetuese, vendosi në vitin 2016 që pronësia i takon Manastirit të Deçanit.

Më 13 mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës urdhëroi Agjencinë Kadastrale të Kosovës, t’ia njehë pronësinë Manastirit të Deçanit për 24 hektarët tokë.

E gjithë kjo, sipas Qeverisë u bë në kuadër të plotësimit të kushteve për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu lexoni:

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

KosovaNewss 09/03/2026 09/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?