KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja dërgon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e kuvendit
Politikë

VV-ja dërgon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e kuvendit

Kosova News
Kosova News 14:11 -09/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes për shpërndarjen e kuvendit.

Sipas Nagavcit, kërkesa ka të bëjë me dekretin nr. 24/2026 të datës 6 mars 2026, të lëshuar nga Vjosa Osmani, që lidhet me shpërndarjen e Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se përveç vlerësimit të kushtetutshmërisë, deputetët kanë kërkuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme, me qëllim pezullimin e zbatimit të dekretit deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

“Në kërkesën tonë kemi theksuar se presidentja e republikës nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ, e aq më pak për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit. Roli i presidentit në këtë proces është strikt i kushtëzuar dhe aktivizohet vetëm në rrethanat e përcaktuara qartë nga Kushtetuta”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka shtuar se çdo veprim jashtë këtyre kufijve përbën tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe cenim të parimit të ndarjes së pushteteve, të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës së Kosovës.
Nagavci theksoi se në një shtet demokratik asnjë institucion apo zyrtar publik nuk mund të veprojë mbi Kushtetutën apo jashtë saj, duke paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë funksionimin demokratik të institucioneve.

Ajo ka bërë thirrje që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë çështjen me prioritet, në mënyrë që të jepet një vendim sa më i shpejtë dhe të parandalohet, sipas saj, çdo cenim i mëtejmë i rendit kushtetues dhe i parimit të ndarjes së pushteteve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 09/03/2026 09/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?