KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Osmani e Rama diskutojnë për ndërtimin e objektit të Bibliotekës Presidenciale
Politikë

​Osmani e Rama diskutojnë për ndërtimin e objektit të Bibliotekës Presidenciale

Kosova News
Kosova News 19:06 -24/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka biseduar për një sërë çështjesh, si dhe i ka ofruar mbështetjen e plotë të saj për çështje, të cilat paraqesin interes qytetar.

Në takim është diskutuar edhe për mundësinë e ndërtimit të objektit të Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”, institucion ky që ngërthen në vete jo vetëm historinë e presidentit Rugova, por edhe të shtet-ndërtimit të Kosovës, thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Sipas presidentes Osmani, Prishtina ka peshë të rëndësishme në vend, prandaj zhvillimi i saj, kujdesi ndaj jetës së qytetarëve në komunë dhe aftësia për ta zhvilluar atë ka ndikim në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

Osmani ka shtruar çështjen e rritjes së kujdesit ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe ka ofruar bashkëpunim për projekte të përbashkëta në këtë drejtim.

Në mënyrë të veçantë, ajo u interesua për Qendrën për Down Sindrom dhe Autizëm, për të cilën kryetari Rama e njoftoi se deri në fund të shtatorit pritet të përfundojë ndërtimi i saj.

Osmani dhe Rama diskutuan edhe çështjen e kujdesit të cilin Kosova duhet ta tregojë ndaj kategorive të caktuara sociale, përfshirë të moshuarit.

“Përmirësimi i kushteve në Shtëpinë e të Moshuarve, si dhe ndërtimi i qendrave të reja për këtë kategori, krahas ndërtimit të qendrave për rehabilitimin e personave të varur nga substanca narkotike, janë shumë të rëndësishme”, ka theksuar Osmani.

Ajo kërkoi nga komuna e Prishtinës trajtimin me prioritet edhe të çështjes së qenve endacakë, teksa u diskutua se si mund të shfrytëzohen modele të shteteve të ndryshme të avancuara për ta trajtuar këtë çështje që është shndërruar në problem sigurie për qytetarët.

Ndërsa kryetari Rama foli mbi projektet e komunës së Prishtinës, si dhe për çështje të tjera në të cilat duhet të bashkëpunojë niveli lokal dhe niveli qendror, në interes të qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?