KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
BotëRajon

Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Kosova News
Kosova News 15:36 -07/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesmepritet të fillojë të dielën dhe do të realizohet me fluturime çarter komerciale.

Sipas  njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut, fluturimet do të organizohen pasi institucioni të ketë lidhur marrëveshje me një linjë ajrore përmes një procedure të zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.

Sipas dinamikës së planifikuar, pritet që të gjithë qytetarët maqedonas që kanë shprehur gatishmërinë për evakuim të kthehen më së voni deri në mesin e javës së ardhshme.

Procesi, siç bëhet e ditur, po koordinohet përmes misioneve diplomatike dhe konsullore në rajon, ndërsa detajet teknike dhe organizative të fluturimeve do të përcaktohen më tej me operatorin ekonomik. Pas kësaj, qytetarët do të informohen në kohën e duhur.

Ndërkohë, përmes kanaleve diplomatike po mblidhen aplikimet dhe po bëhet evidentimi i numrit të qytetarëve të interesuar për evakuim.

Deri më sot, Ambasada në Doha ka kontaktuar 150 qytetarë maqedonas, nga të cilët 95 kanë shprehur gatishmërinë për evakuim.

Ndërkaq, Ambasada në Abu Dhabi ka kontaktuar 585 persona që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe 36 persona nga Kuvajti, 15 nga Bahreini dhe 5 nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Ministria u ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë kontaktuar përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe që kanë nevojë për evakuim ose ndihmë, ta bëjnë këtë sa më shpejt përmes numrave të telefonit, duke i dhënë përparësi kthimit të sigurt dhe në kohë

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Kosova News 07/03/2026 07/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?