Xhudistja kosovare Laura Fazliu është kualifikuar në finale të turneut Grand Prix Upper Austria 2026.
Ajo ka shënuar tri fitore gjatë rrugës drejt ndeshjes për medaljen e artë.
Fazliu ka qenë e lirë në xhiron e parë të garës. Në xhiron e dytë ajo e ka mposhtur me ippon sllovenen Leila Mazouzi.
Në çerekfinale, xhudistja nga Kosova ka triumfuar me waza-ari ndaj kroates Nina Cvjetko.
Fazliu e ka siguruar finalen pas një tjetër fitore bindëse në gjysmëfinale, ku e ka mposhtur me ippon gjermanen Sara-Joy Bauer.
Në finalen e turneut, Laura Fazliu do të përballet me brazilianen Rafaela Silva.


