Maqedonci pret në takim zëvendësministrin e parë Gegë Lleshi, thekson prioritetet e mandatit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e parë të Ministrisë së Mbrojtjes, Gegë Lleshi, të cilit i ka uruar suksese në marrjen e detyrës së re.
Sipas njoftimit të ministrit, gjatë takimit janë diskutuar prioritetet e këtij mandati, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe avancimin e mëtejshëm të profesionalizmit brenda institucionit të mbrojtjes.
Maqedonci ka shprehur bindjen se përmes përkushtimit, koordinimit dhe një vizioni të qartë, do të arrihen rezultate konkrete në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
Ai ka theksuar se përpara Ministrisë së Mbrojtjes qëndrojnë sfida dhe projekte të rëndësishme, por se me angazhim të përbashkët dhe qasje të qartë strategjike, do të realizohen objektivat në interes të Republikës së Kosovës.



