KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërcënimet e Vuçiqit për Kosovën, reagon kolonel Demiraj: Do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-99
Politikë

Kërcënimet e Vuçiqit për Kosovën, reagon kolonel Demiraj: Do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-99

Kosova News
Kosova News 12:14 -24/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë dhe ushtaraku, Dritan Demiraj ka reaguar sot ndaj deklaratës së Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili i kërkojë NATO-s të bëjë detyrën e saj në Kosovë, përndryshe ai deklaroi se Serbia do të ndërhyjë për të mbrojtur pakicat e saj në veri.

Në një reagim në Facebook, Demiraj e konsiderojë këtë deklaratë si ironike dhe qesharake.

Ish- Drejtuesi i Komandove Shqiptare në Afganistan, Kolonel Demiraj e ka quajtur Presidentin e Serbisë “burrec” duke shtuar se qëllimet e tij destabilizuese nuk do të realizohen.

“Provojeni po jua mbajti dhe shikoni se ku do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-99”, ka thënë Demiraj, duke shtuar se është e papranueshme qasja e Bashkimit Evropian duke vazhduar përkëdheljen e Serbisë me qëllim distancimin nga Rusia, por ata duhet ta kenë të qartë që kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë.

Demiraj i ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për unifikimin e qëndrimeve për mbrojtje të përbashkët kombëtare.

“Kohë për teatër dhe propagandë nuk ka. Të dy qeveritë tona duhet të përgatisin dhe firmosin sa më shpejtë traktatin e mbrojtjes se përbashkët në drejtim të unifikimit të qëndrimeve të mbrojtjes kombëtare së bashku me Republikën e Dardanisë”, ka thënë koloneli.

“Në gjykimin tim kërcënimet e shfaqura javëve të fundit nga Vuçiq, nuk janë asgjë tjetër me shumë se sa vazhdimi i një plani të qartë 20 vjeçar, ku vetëm përgjatë kufirit me Dardaninë, janë ndërtuar, kompletuar dhe dislokuar me efektiv të plotë 48 baza operacionale ushtarake”, ka shtuar Demiraj.

“28 nga keto baza i përkasin forcave të armatosura të ushtrisë serbe, ndërsa 20 të tjera janë pjesë e organikës së xhandarmërisë serbe. Këto baza kanë filluar të ndërtohen që nga muaji gusht 2001 dhe ma pas janë fortifikuar, kompletuar me efektiv të stërvitur dhe të komplëtuar me armatimet më moderne të këmbësorisë, me aparatura moderne zbulimi, vëzhgimi dhe të luftës elektronike nën asistencën teknike, informative dhe teknologjike ë shërbimeve ë specializuara sekrete të Federates Ruse si shërbimi sekret ushtarak GRU, shërbimi i zbulimit te huaj SVR, FSB por jo vetëm”, ka theksuar koloneli.

“Këto kërcënime intensifikohen në çdo rast kur qeveria e Dardanisë dhe Albin Kurti kërkon zbatimin e reciprocitetit, duke bërë që Vuçiq, Vulin, Stefanoviç dhe strukturat e tyre kriminale ne veri te vendit aktivizohen per prishjen e rendit dhe ë sigurisë publike me Dardaninë e Veriut”, ka theksuar ish-ministri.

“Por më keq së kaq, ata kërcënojnë haptazi se do të ndërhyjnë me ushtrinë e tyre të “fortë” për të mos lejuar vrasjen e serbeve nga shqiptarët në veri të vendit. Sa qesharake! Ata që kanë shkaktuar tri luftëra dhe gjenocid në Ballkan, ata që kane vrarë mijëra civile, kanë përdhunuar mijëra gra dhe vajza, kanë shpërngulur rreth 1 milionë qytetarë dhe kanë shkatërruar dhjetëra mijëra banesa. Edhe kush ish-ministri i propagandës se kasapit te Ballkanit Sllobodan Milosheviç, Aleksander Vuçiq së bashku me ‘këlyshin’ e Putinit në Ballkan Alexander Vulin”, ka thënë në postimin e tij Demiraj.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun

“Paguaje borxhin ti borxhli i keq” – Punëtorët e “Pastrimit” ngritin zërin kundër komunës së Prishtinës (VIDEO)

Dështon për herë të 18-të seanca konstituive për Kuvendin

Limaj: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut

Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave
12:56 -19/05/2025
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime
12:09 -19/05/2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
11:44 -19/05/2025
Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun
11:25 -19/05/2025
“Paguaje borxhin ti borxhli i keq” – Punëtorët e “Pastrimit” ngritin zërin kundër komunës së Prishtinës (VIDEO)
11:12 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?