Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën janë arrestuar një burrë dhe një grua pasi është raportuar se në dhomën e kontrollit brenda burgut janë gjetur para që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Janë konfiskuar 4×50€ si dhe janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur në pasditën e së martës.


