Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar njërin nga dy të dyshuarit për vrasjen e një 22-vjeçari në Lipjan, e cila ndodhi mbrëmjen e 4 gushtit.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë të martën.
“Me 23.08.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e mëparshëm të policisë, lidhur me vrasjen e 4 gushtit, thuhej se si pasojë e një konflikti verbal e fizik, dy persona kanë shtënë me armë të zjarrit në drejtim të tre të tjerëve, ku njëri prej tyre nuk iu përballoi plagëve, teksa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.


