KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kandidati për asamblist i PDK-së zgjidhet drejtor shkolle në Prizren
Politikë

Kandidati për asamblist i PDK-së zgjidhet drejtor shkolle në Prizren

Kosova News
Kosova News 21:45 -23/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për asamblist, Sali Ademaj, është zgjedhur drejtor i shkollës ‘Remzi Ademaj” në Prizren.

Ademaj kishte konkurruar për ulësen e këshilltarit komunal në rradhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit komunale.Sipas rezultateve të konkursit,

Ademaj ka arritur të dalë kandidati më i suksesshme kundrejt pesë kundërkandidatëve për këtë pozitë.Karavidaj ka arritur të fitojë 88.33 pikë në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.

Gjatë javëve të kaluara, po ashtu ishte raportuar për punësimin e ish-drejtorit politik të arsimit në Komunën e Dragashit, i cili është zgjedhur si drejtor i shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prizren.

KosovaNews, kishte raportuar edhe për Behare Kryeziun që ishte rizgjedhur drejoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu”, e që është gruaja e Nijazi Kryeziut, i cili është zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti nga e cila qeveriset Prizreni aktualisht.

Behare Kryeziu, përveç që është gruaja e një figure të lartë të PDK-së, ka qenë e dënuar për falsifikim dokumentesh zyrtare në vitin 2019 sa kishte qenë në të njëjtën pozitë, pra si drejtoreshë e të njëjtës shkollë në Prizren.

Rikujtojmë se kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK ishte zotuar gjatë fushatës se drejtorët e shkollave në Prizren do të jenë apolitik.Në shtator të vitit të kaluar kur ishte pyetur nëse do të vinte si kriter apolitizimin e drejtorëve të shkollave,

Totaj ishte përgjigjur që kjo as nuk do të diskutohej.“Definitivisht kjo as që diskutohet”, kishte deklaruar Totaj.Gjithashtu Totaj, kishte premtuar në emisionin Jeta në Kosovë se drejtorët e shkollave do të jenë kompetentë dhe do të zgjidhen me kritere profesionale.“Diku 26 shkolla në Prizren nuk kanë drejtorë, kanë ushtrues detyre. CanvaPër me mujtë me tregu çka do të bëjmë në vitet e ardhshme duhet të identifikohen problemet. Së pari duhet të zgjedhim një drejtor ose drejtoreshë të DKA-së, person i cili e njeh arsimin dhe menaxhimin në sferën e arsimit, pastaj emërohen drejtorët kompetentë me kritere profesionale” – kishte thënë Totaj në muajin nëntor 2021, në kohën sa po ballafaqohej në balotazh me Mytaher Haskukën.

Totaj gjithashtu ishte zotuar se do të ketë transparencë në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave të Prizrenit duke thënë se “ku do të marrin pjesë ndoshta edhe mediat dhe shoqëria civile për të parë se me të vërtetë zgjedhim drejtorë kompetentë”.

Lexo po ashtu:

E dënuara për falsifikim dokumentesh rizgjidhet drejtoreshë shkolle në Komunën që udhëheq Shaqir Totaj i PDK-së

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: 37 milionë euro për zhvillimin e balancuar të territorit

Kurti prezanton projektin e banimit social adekuat: 37 milionë € për 21 komuna

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Qeveria thërret konferencë për media, flasin Pacolli e Hoti

Zjarret në Mitrovicë, nënkryetari i komunës Enis Osmani iu bashkohet zjarrfikësve në terren

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?