KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Sport

Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt

Kosova News
Kosova News 19:39 -21/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Bayern Munich ka marrë një fitore me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”, duke e thelluar në nëntë pikë epërsinë në krye të Bundesligës.

“Bavarezët” e kanë nisur ndeshjen në mënyrë dominuese dhe kanë kaluar në epërsi pas një goditje nga këndi. Aleksandar Pavlovic ka realizuar me volej nga skaji i zonës, ndonëse portieri Kaua Santos e ka prekur topin.

Vetëm katër minuta më vonë, vendasit e kanë dyfishuar rezultatin. Pas një tjetër këndi, Josip Stanisic e ka devijuar topin te Harry Kane, i cili ka shënuar me kokë golin e tij të njëzet e shtatë në kampionat këtë sezon.

Frankfurt ka pasur pak raste në pjesën e parë, ndërsa Bayern e ka kontrolluar lojën. Në pjesën e dytë, “bavarezët” kanë vazhduar me presion dhe Kane ka realizuar sërish, kësaj radhe me të majtën nga distanca, duke shënuar golin e tij të nëntëdhjetë në Bundesligë.

Megjithatë, fundi i ndeshjes ka qenë dramatik. Kane ka shkaktuari penallti pas një ndërhyrje ndaj Oscar Hojlund, dhe Jonathan Burkardt ka realizuar për 3:1. Më pas, një gabim i Joshua Kimmich në zonën e vet i ka dhënë mundësi Arnaud Kalimuendo të shënojë për 3:2 dhe ta rikthejë tensionin në ndeshje.

Frankfurt ka tentuar të barazojë, por rasti më i mirë i Mario Gotze ka përfunduar mbi portë. Me këtë humbje, mysafirët kanë mbetur tetë pikë larg zonës që dërgon në garat evropiane.

Bayern mbetet lider komod i Bundesligës, por paraqitja e dobët në pjesën e dytë lë pikëpyetje para përballjes së javës së ardhshme në “Der Klassiker” ndaj Borussia Dortmund.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 21/02/2026 21/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?