Komuna e Prishtinës ka njoftuar se përmes Kompanisë Regjionale “Pastrimi” do të bëhet grumbullimi i mbeturinave, si: orendi, shtretër druri ose metali, dollapë, tavolina, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës dhe gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
Ky aksion do të zhvillohet përgjatë 5 ditëve, në lagje të ndryshme të kryeqytetit duke filluar nga data 29 gusht deri më 2 shtator.
Komuna i lutë të gjithë qytetarët që që mbeturinat të vendosen para shtëpive ose në vendet e caktuara për mbeturina në lagjet përkatëse sipas datave të cekura.


