KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Politikë

Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve

Kosova News
Kosova News 11:52 -17/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, tha se 17 shkurti përfaqëson një ditë historike që u arrit përmes sakrificës dhe luftës për liri.

Ajo kujtoi se kjo ditë është rezultat i përpjekjeve dhe gjakut të dëshmorëve, duke shtuar se institucionet dhe qytetarët duhet të përkulen me respekt para atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.

“Në këtë ditë ne kujtojmë dhe ndihemi krenarë për heroizimin e familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit, dhe gjithë Jasharëve që u bënë simbol i rezistencës sonë të fuqishme kundër okupimit.

Kujtojmë dhe nderojmë urtësinë e Presidentit Ibrahim Rugova, që orientoi Kosovën drejt mbështetjes ndërkombëtare, kujtojmë qëndresën e pathyeshme të bacës Adem, Adem Demaçit, udhërrëfyesit tonë që mbetet shembull i sakrificës sonë në rrugën e tij për liri dhe dinjitet, këto tri linja të historisë sonë çlirimtare e fitimtare u ngritën lart mbi lavdinë tonë shekullore të qëndresës ndaj okupimit”, tha Haxhiu.

Ajo foli gjithashtu për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar në historinë e vendit dhe duke paralajmëruar për rrezikun e shtrembërimit të së vërtetës historike.
“Çdo përpjekje për ta shkëputur këtë luftë nga konteksti i saj historik dhe politik, rrezikon ta shtrembërojë të vërtetën e asaj kohe. Aq shumë kishte besim në drejtësinë e luftës sonë sa që bota demokratike asokohe intervenoi dhe më vonë e mbështeti pavarësinë tonë”, u shpreh ajo.

Haxhiu tha se populli i Kosovës e përjeton si të padrejtë Gjykatën Speciale dhe këtë gjykim, sipas saj, pasi anashkalon të gjitha rrethanat e kësaj lufte, të cilën ajo e cilësoi si gjenocid për spastrim etnik.
Në fund, Haxhiu theksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën historike dhe vlerat e luftës për liri.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri dhe parimet themelore të drejtësisë, duke e kundërshtuar çdo përpjekje për ta deformuar atë”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

Kosova News 17/02/2026 17/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë
10:07 -14/07/2026
Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve
09:32 -14/07/2026
ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
09:30 -14/07/2026
Theret me thikë një person në Mitrovicë
09:07 -14/07/2026
Vdes një punëtor pasi ra nga kulmi i një shtëpie në Prizren
08:50 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?