Portieri Amir Shaipi po e dëshmon vetën si një ndër portierët më të mirë në penallti, pasi e ka mbrojtur sërish penalltinë e Xherdan Shaqirit.
Në derbin mes Baselit dhe Luganos, ylli nga Gjilani tentoi dy herë nga pika e bardhë të gjente rrjetën, por assesi s’ia doli ta mposhtë portierin e Kosovës.
Fillimisht, goditja e Shaqirit ishte jashtë rrjetës, por VAR-i e riktheu pasi Kelvin kishte hyrë në zonën e 16-metërshit para se Shaqa ta godiste topin.
Në penalltinë e dytë, Shaqiri gjuajti në anën e majtë – aty ku u lexua për mrekulli nga Shaipi që arriti ta ndalë (62’).
Shaipi është duke zhvilluar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme për Luganon dhe mund të thuhet se falë tij, rezultati aktual është 1-1.
Kujtojmë, edhe në përballjen e fundit mes Luganos dhe Baselit, Shaipi ia mbrojti penalltinë Shaqirit.


