Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ushtarakët e FSK-së së bashku me Policinë e Kosovës po trajnohen në dhënien e ndihmës mjekësore, shkruan KosovaNews.
”Ushtarakët dhe policët tanë denjësisht dhe me përkushtim maksimal qëndrojnë të gatshëm për sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Mehaj.


