KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti me zotime: Ligji do të zbatohet pa frikë dhe pa favore gjithandej
Politikë

Kurti me zotime: Ligji do të zbatohet pa frikë dhe pa favore gjithandej

Kosova News
Kosova News 21:48 -11/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në cilësinë e mandatarit për kryeministër nga foltorja e Kuvendit është zotuar për refomën në drejtësi dhe që  sipas tij do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit, dhe zbatimin e ligjit pa frikë e pa favore, raporton Ekonomia Online.

Kurti nga aty premtoi se  përgjatë katër viteve në vazhdim do të investojmë rreth 1 miliard euro në prodhim përmes garantimit të kredive për investitorët.

“Në këtë mandat reforma në drejtësi do të hyjë në fazën e saj vendimtare, do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe ligji do të zbatohet pa frikë dhe pa favore gjithandej Republikës. Reforma në drejtësi nuk ka qenë vetëm synim, ajo ka nisur të bëhet realitet. Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme duhet të ecë përpara së bashku me vetingun, ashtu që drejtësia të bëhet edhe e drejtë, edhe e shpejtë, edhe e besueshme. Do të themelohet prokuroria e re e specializuar për çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zyra për hetime disiplinore. Do të thellohet reforma në transformimin digjital, çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të komunikojë me shtetin pa barriera, në mënyrë të shpejtë, efikase dhe transparente, që nga aplikimi për dokumente, deri te shërbimet sociale dhe biznesore. Digjitalizimi është mjet për t’i shërbyer çdo qytetari dhe do të përdoret për progres shoqëror, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, llogaridhënie të gjerë dhe cilësi të lartë. Në mandatin që po lëmë pas eksportet dhe investimet e huaja direkte u dyfishuan, por tani është koha të shumëfishohet prodhimi. Përgjatë katër viteve në vazhdim do të investojmë rreth 1 miliard euro në prodhim përmes garantimit të kredive për investitorët”, tha ai.

Kurti në fjalën e tij të ekspozesë tha se mërgata është pjesë e politikave të Qeverisë që ai do ta drejtoj.

“Mërgata tashmë është pjesë jo vetëm në politikat e Qeverisë, por edhe pjesë e bërjes së atyre politikave. Përmes dritares për investime të diasporës do të mbështeten ndërmarrës nga diaspora deri në 100 milionë euro investime që bëhen në Kosovë. Mërgata tashmë është pjesë e politikave të Qeverisë dhe ajo do të jetë e pranishme në dikastere ekzekutive të Qeverisë së re’, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe investimet që do të bëhen në Termocentralin Kosova B dhe atë Kosova A.

“Termocentrali Kosova B do të modernizohet, ndërsa termocentrali Kosova A do të rehabilitohet thellësisht në mënyrë që të rritet siguria e furnizimit dhe të ulet ndjeshmëria ndaj krizave eventuale nga jashtë.  Kapacitetet nga era do të rriten më shumë se dyfish, në 305 megavat, nga 135 megavat sa janë aktualisht, pastaj kapacitetet diellore fotovoltaike do të rriten më shumë se tetëfish, në 250 megavat nga 30 megavat sa janë tani. Do të bëjmë implementimin e sistemit të baterive me kapacitet 107 megavat për dy orë energji, e gjithëmbarshme 340 megavat orë, që do ta rrisë fleksibilitetin e rrjetit e më larg, deri në fund të mandatit si rezultat i këtyre investimeve kapacitetet e instaluara të energjisë elektrike do të rriten për më shumë se 70 për qind apo 100 për qind duke përfshirë edhe bateritë për ruajtjen e energjisë. Kosova do të bëhet neto eksportuese e energjisë elektrike. Eksporti i energjisë elektrike në raport me konsumin do të tejkalojë deri në 30 për qind, ndërsa për konsumatorët e shërbimit universal më pak se 7 për qind e konsumit do të importohet. Do të ndërtojmë sisteme të reja të ngrohjes qendrore, e gjatë mandatit do të përfundojë dyfishimi i kogjenerimit në termocentralin Kosova B”, theksoi ai

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova News 11/02/2026 11/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?